
Sot janë plot 58 vjet nga vdekja e Marilyn Monroe, ikona e bukurisë që vazhdon të mbetet një prej personazheve më të pakonkurreshme të të gjitha kohëve në Hollywood.Gjatë gjithë jetës së saj relativisht të shkurtër, Marilyn Monroe luftoi me çmimin e suksesit. Megjithëse filmat e yllit të Hollywood-it, siç është raportuar, kanë grumbulluar 200 milionë dollarë fitime, Monroe pësoi shumë humbje profesionale dhe personale.Në një artikull të fundit me rastin e 58-vjetorit të vdekjes, Insider ka renditur plot 50 foto të rralla të aktores së famshme, që nga fëmijëria e deri në vitet e fundit të jetës, shoqëruar me trazirat e jetës personale, martesat, dështimet dhe, natyrisht, edhe jetën artistike. Një portret i Marilyn Monroe, në studio, 6 muajshe, 1927
Një portret i Marilyn Monroe, në studio, 6 muajshe, 1927
Marilyn Monroe lindi në vitin 1926 si Norma Jeane Mortenson dhe më vonë u pagëzua si Norma Jeane Baker, sipas biografisë.
E vlerësuar gjerësisht si një nga aktoret më të njohura të shekullit të 20-të, Monroe bëri histori gjatë gjithë viteve që jetoi. Ndikimi i saj është akoma i gjallë edhe sot e kësaj dite, pasi “logot” Monroe vazhdimisht shiten me çmime të larta në ankande në të gjithë botën. Gladys Baker, e ëma, duke mbajtur në krahë të bijën, Norma Jeane Baker (Marilyn Monroe), 1926
Gladys Baker, e ëma, duke mbajtur në krahë të bijën, Norma Jeane Baker (Marilyn Monroe), 1926
“Në një farë mënyre, ajo është më e njohur sot sesa ishte atëherë”,– citohet të ketë thënë Lawrence Schiller, fotograf dhe mik i Monroe, autor i “Marilyn & Me”.
Megjithëse një pjesë e madhe e jetës së saj private njihet gjerësisht – nga fëmijëria e saj e vështirë deri te martesat e trazuara – disa imazhe nga jeta private, larg kamerave, mund të mos i keni ndeshur. Monroe, djathtas poshtë, 1929
Monroe, djathtas poshtë, 1929
Insider rendit një pjesë të mirë të historisë së aktores, referuar edhe biografisë së saj, dhe risjell edhe një herë në vëmendjen e lexuesve ndikimin absolut të ikonës së bukurisë në të gjitha kohët. “The Misfits”
“The Misfits”
“The Misfits” ishte filmi i fundit i Monroe. Më 5 gusht, 1962, aktorja u nda nga jeta në rezidencën e saj në Los Angeles në moshën 36-vjeçare. Shkak i vdekjes u raportua mbidoza e drogës. Monroe, 5 vjeç
Monroe, 5 vjeç




















