Firma shtetërore Meksikane e naftës Pemex ka numrin më të lartë të punonjësve që kanë vdekur si pasojw e koronavirusit, deklarou Bloomberg bazuar në të dhënat e vetë kompanisë dhe deklaratave të saj zyrtare.
Pemex në buletinin e saj të përditshëm deklaroi se deri më 5 gusht, 202 punonjës të saj kishin vdekur nga COVID-19, ndërsa gjithsej ishin 4,119 raste të konfirmuar midis punonjësve aktivë, atyre në pension dhe anëtarëve të tyre të familjes.
Sipas vlerësimeve të Bloomberg, ky është numri më i lartë i vdekjeve në çdo kompani kudo në botë. Numri i të vdekurve në Pemex tejkalon vdekjet në të gjithë industrinë e mishit dhe shpendëve në Amerikë.
Arsyet e mundshme për numrin e lartë të vdekjeve në Pemex përfshijnë shumë punëtorë me problem shëndetësore ekzistuese, siç janë presioni i lartë i gjakut dhe diabeti, tha për Bloomberg në një intervistë Silvia Ramos Luna, sekretare e përgjithshme e Unionit Kombëtar të Teknikëve dhe Profesionistëve të Naftës. Arsyet e tjera ndoshta përfshijnë faktin se është e vështirë të praktikohet distanca sociale në platformat e naftës në det të hapur, si dhe reagimi i ngadaltë i Pemex fillimisht për të marrë masa për të frenuar përhapjen e koronavirusit, sipas Ramos Luna.
Disa ditë më parë, Meksika u bë vendi me numrin e katërt të vdekjeve nga COVID-19 në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe MB. Më shumë se 35,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Meksikë.
Urgjenca shëndetësore në Pemex vjen pasi firma shtetërore meksikane e naftës po lufton me borxhe të mëdha dhe çmime të ulëta të naftës.
Lexo edhe: Trondit Bill Gates: COVID-19 nuk është asgjë para kësaj krize që po na afrohet!
Bursa për datën 6 Gusht 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 395.00 | – 3.75 |
DIESEL | 372.75 | – 13.25 |
BRENT | 45.26 | – 0.67 |
©aktualitet.al