Pa iu gëzuar mirë titullit të parë kampion në kampionatin turk, Bashaksehiri i jep lamtumirën Europës. I njohur ndryshe si klubi i Erdoganit, teksa presidenti i saj është një zyrtar i lartë i partisë së liderit absolut të Turqisë, Bashaksehiri bëri një sukses të madh këtë sezon, duke ngritur larg trofeun.
Por nëse në shtëtin turk nuk kanë konkurentë, në Europë situata ndryshon. Kopenhageni ka qenë një kundërshtar i fortë për skuadrën nga Stambolli, teksa janë mposhtur në transfertën e sotme me shifrat 3-0. Ndërkohë edhe takimi i parë ka njohur si fitues danezët, duke bërë kështu që Bashaksehir të eliminohet nga Europa League, që u rikthye sërish ditën e sotme.