127 milione dollare te shpenzuara ne kazinote e Las Vegasit per nje vit. Kjo i ka ndodhur nje 52 vjecari, i cili eshte rrenuar plotesisht por kjo nuk e ka penguar te hedhe ne gjyq nje kazino, duke thene se eshte mashtruar gjate lojes.
Ai shprehet se gjate cdo dite harxhonte gjysme milione dollare duke fituar rralle ose pothuajse asnjehere. Shtetasi amerikan thote gjithashtu se pijeve te ofruara gjate mbremjeve ne kazino u ishte hedhur droge. “Nevada Gaming Control Board” qe eshte edhe koimisioni mbikqyres per lojen e kumarit ne shtetin e Nevadas, ka hapur nje hetim per te zbardhur nese 52 vjecari me origjine japoneze eshte mashtruar.
Bixhozi eshte shkaktari kryesor i rrenimit te perandorise se biznesmenit 52 vjecar qe zoteronte nje kompani import-eksporti, te cilen e krijoi i ati i tij ne vitin 1932. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se kamarieret jane trajtuar mire nga zoti Watanabe, madje ne disa raste ata jane shprehur se kane perfituar deri ne 20 mije dollare bakshish.