Nese Charles Darwin do te ishte gjalle, ndoshta pyetja e “National Geographic” do te kishte marre nje pergjigje. Rrjeti televiziv analizon evoluimin e qenieve njerezore dhe ngre pyetjen; njerezimi do vazhdoje te evoluoje apo gjithcka ka perfunduar?
Shume shkencetare kane dhene pergjigje te ndryshme, por asnje prej tyre nuk faktohet gjeresisht. Ian Tattersall mendon se evoluimi ka perfunduar. “Duke pare pas shikojme nje rrugetim te madh te evoluimit te njeriut dhe kjo na ben te mendojme se keshtu do vazhdoje, por eshte e gabuar”, thote Tattersall, sipas te cilit, teoria e evolucionit sugjeron qe novacionet gjenetike mund te ndodhin vetem aty ku ka popullsi te izoluara.
I te njejtit mendim eshte edhe Steve Jones nga Universiteti i Londres. Sipas tij, popullsia njerezore mund te behet me homogjene por makina e Darwin-it e ka humbur fuqine. Ai shton se mbijetesa e me te fortit nuk i intereson njerezimit ne teresine e tij. “Nuk do mbijetoje vetem me i forti sepse edhe me te dobetit mund te kene nje jete te gjate fale mjekesise”, thkson ai. Shkencetare te tjere mendojne se evoluimi ka ende rruge per te bere tek njeriu. Sipas nje studimi te prezantuar ne “Proceedings ot the National Academy of Science”, thuhet se femrat e se ardhmes do te jene me te shkurtra.
Edhe psikologu evolucionist Geoffrey Miller mendon se ka ende hapesire per zhvillim. “Sot mendohet me shume qe te gjendet nje shok jete me i suksesshem ekonomikisht, nje zgjedhje natyrale qe synon t’i jape hapesire personave me inteligjente”, pohon Miller. Nje tjeter hipoteze e lidh njeriun e se ardhmes me faktoret teknologjike. Nick Bostrom shprehet se evolucioni darvinian po ecen ne nje binar shume te ngadalte dhe njeriu eshte me shume objekt klonimi dhe variacioni gjenetik.