Prezantohen risitë/ Samsung tenton të rrisë shitjet

0

Samsung të mërkurën prezantoi një version të ri të smartfonit të palosshëm bashkë me të tjera aparatura që synojnë të rrisin shitjet në një treg të goditur nga pandemia globale.

Kolosi i elektronikës zbuloi paketën e fundit të tij, në eventin “Galaxy Unpacked”, duke pasur si qëllim punën në distancë dhe tendencat e mësimit nga shtëpia, të nxitura këto në botë nga pandemia.

“Misioni ynë është t’u japim mënyra të reja për të komunikuar; mënyra të reja për të bërë punën tuaj”, tha presidenti i komunikimeve në Samsung electronics, T.M. Roh.

Samsung prezantoi edhe dy versione të smartfonit të tij të përmasave të mëdha, galaxy note20 dhe Galaxy Note 20 ultra, përmirësoi tabletet e quajtura tab s7 dhe s7+, një orë smart të re galaxy watch3 dhe kufjet ergonomike wireless të quajtura galaxy buds live.

Samsung thotë se telefonat e palosshëm dhe përshtatja me rrjetet super të shpejta 5g janë shtyllat e të ardhmes së aparateve të lëvizshëm.

Në tre mujorin e dytë të vitit samsung pa shitjet e smartfonëve të binin me 29 për qind krahasuar me një vit më parë ndërsa firma humbi pozicionin e liderit kundrejt Huaweit të kinës, në një treg global të luhatur. Shitjet totale të smartfonëve ranë me 16 për qind në tremujorin e dytë pasi konsumatorët u zbrapsën përballë krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Artikulli i mëparshëmE tallnin për peshën trupore, 27-vjeçarja humbet 76 kilogramë dhe i lë me “gojë hapur” të gjithë (FOTO)
Artikulli i radhësLoja nën rrogoz që po zhvillohet mes Ramës dhe Bashës. Faktet dhe shifrat