Ditën e sotme u sekuestrua hotel “Vollga” në Durrës nga Agjencia e Administrimit të Pasurive.
Nga të dhënat e para, mësohet se kërkesa për sekuestrimin e tij është bërë nga SPAK dhe është pranuar nga Gjykata e Posaçme.
Në periudhën e privatizimeve, ky hotel i kaloi një pronari që pretendonte pronësinë e saj. Ndërsa në vitin 2011, ky hotel i kaloi Emiljano Shullazit.