U gjet i vrarë në vilën luksoze, flasin prindërit e biznesmenit: Ka vrarë veten! U fiksua gjatë karantinës, thoshte ka njerëz jashtë shtëpisë

    0
    This image has an empty alt attribute; its file name is eu-300x205.jpg

    Policia jep detaje të tjera mbi vetevrasjen e milionerit Eugert Lazaj i cili u gjet i pajetë nga të afërmit në vilën luksoze në Rrolling Hill.

    Në vijim të hetimeve që po kryhen nga agjentët e krimeve, njoftohet për gazetën “Si” se laboratori i kriminalistikës ka konfirmuar se arma me të cilën 37 vjeçari u vetqëllua i përket shtetasit me inicialet R.P.

    Arma është e llojit Glock tregoi një burim zyrtar dhe me numër serial Z… Burimet thanë se kur policia e ka pyetur shtetasin R.P, ai ka thënë se pistoleta i kishte humbur prej 20 muajsh dhe këtë fakt e kishte pohuar para policisë dhe prokurorisë. “Nuk e njoh Eugert Lazajn”, – ka këmbëngulur ai në një deklaratë të marrë për sqarimin e kësaj ngjarjeje

    Policia deklaron gjithashtu për gazetën “SI” se ka marrë në pyetje të afërmit që gjendeshin në vilë ditën e ngjarjes.

    E ëma e milionerit që zotëronte një kompleks luksoz për dasma në kryeqytet ka treguar se menjëherë pas pandemisë i biri ishte mbyllur në shtëpi nga frika e koronavirusit: “Atë ditë rreth orës 6.45 në një gjendje jo normale më pyeti: ‘kush më hyn në telefon dhe më bën muzikë’.

    Ai i kishte thyer edhe dy telefona të tjerë, kishte hequr fishat e televizorit, dilte nga dhoma në mënyrë të pakontrolluar, pretendonte se dëgjonte zhurma dhe muzikë” .

    Urani Lazaj, sipas burimeve,  thotë se i biri nuk kishte konflikte,  mosmarrëveshje apo borxhe me askënd.

    I riu drejtonte një biznes eventesh në Maminas dhe ditën e ngjarjes, në një nga vilat e rezidencës, përveç të ëmës gjendej edhe bashkëshortja e viktimës së bashku me dy fëmijët e mitur.

    “Im bir kishte kohë që nuk dilte jashtë nga frika e koronavirusit… Djali ka vrarë veten, nuk i di arsyet se përse. Dyert ishin të mbyllura, dritaret dhe grilat”, deklaron gruaja për policinë.

    Banesa survejohej së jashtmi me kamera, ndërsa brenda jo. Edhe i ati i milionerit, që u njoftua nga të afërmit menjëherë pas ngjarjes, tregoi se prej ditësh i biri pretendonte që shikonte persona. “Kjo paranojë i filloi në kohën e karantinës ku qëndronte me orë të tëra i mbyllur.

    Fiksohej se shikonte njerëz jashtë vilës, por ne nuk shihnim asnjeri, kurse vila kishte alarm dhe kamera dhe ato nuk tregonin gjë” . Burri tregon se mbrëmjen përpara ngjarjes, i biri kishte mbyllur grilat pasi në një anë të vilës kishte rënë alarmi.

    “Më pas e ç’aktivizuam alarmin e jashtëm, por më pas ai kërkoi grila të ngurta pasi u fiksua që kishte persona jashtë, edhe pse jashtë shtëpisë  nuk shikonim asnjë person”, thotë babai i viktimës.

    Sipas familjarëve, gjendja e të riut ishte rënduar javë më parë kur ai thyente telefona dhe i kërkonte edhe familjes që të mos mbanin telefona. “Për këtë arsye i kërkova bashkëshortes të kthehej nga Gjermania që t’i qëndronte djalit pranë”, – tregoi i ati, i cili kujton para policisë se po tentonin ta bindnin që ai të udhëtonte drejt Gjermanisë pasi ishin shtetas gjermanë

    “Unë nuk e dija që im shoq mbante armë” rrëfen bashkëshortja e cila këmbëngul se me Eugertin shkonte shumë mirë dhe nuk e dinte se përse ai i dha fund jetës.

    Burimet për mediat pohojnë se dosja do të referohet për veprën e shkaktimit të vetvrasjes sipas nenit 99 të Kodit Penal, por pa dhënë me tepër informacion se përse dyshohet të jetë vetvrarë milioneri shqiptar.

    Artikulli i mëparshëmArsimtarët në Nju Jork protesta kundër kthimit të mësimit në klasa
    Artikulli i radhësFOTOT/ Turni 52 orësh i mjekut në Bejrut: Mes gjakut, plagëve, në një spital gjysmë të shkatërruar