Ditën e sotme, ISHP konfirmoi 19 raste me koronavirus në Elbasan, duke shënuar kështu shifrën më të lartë brenda 24 orëve që prej fillimit të pandemisë.
Ndërkohë, e infektuar është edhe drejtoresha e Drejtorisë Arsimore të Elbasanit duke bërë kështu që të mbyllet kjo drejtori, raporton abcnews.
Shkak është bërë përgjigja e testit për covid-19 të drejtoreshës së këtij institucioni. Anila Çota ka rezultuar pozitive, dhe kështu i gjithë stafi është vetëkarantinuar.
Elbasani numëron aktualisht 64 raste aktive me koronavirus, ndërsa që prej fillimit të pandemisë në këtë rreth kanë ndërruar jetë 7 pacientë.