Samir Handanoviç mbetet e tashmja për rolin e portierit të Interit, por në ambientet zikaltër po reflektojnë edhe mbi të ardhmen. Sipas informacioneve nga portali anglez “ESPN”, në veçanti ka interesim të madh për Mark-Andre ter Shtegen, mbrojtësin ekstrem të Barcelonës në skadencë kontrate në vitin 2022.
Drejtuesit interistë janë gati të tentojnë negociatën në rast se katalanasit nuk do të arrinin të gjenin akordin për zgjatjen e kontratës së lojtarit; është kontaktuar edhe lojtari dhe janë hedhur hapat e parë me përfaqësuesit për të mësuar nëse ekzistojnë mundësitë për një marrëveshje.
Mbetet një pistë e ndërlikuar, edhe pse vetë portieri nuk e ka fshehur kurrë faktin se ndihet mirë në Katalonjë, pavarësisht se ka dhënë vazhdimisht sinjale për njohjen e rëndësisë së tij me një akord të ri më të gjatë.