Manastiri i Mesopotamit në Sarandë, aty ku mbivendosen kultura dhe historia

0

Kisha e Manastirit të Shën Kollit (Mesopotam) në jug të vendit, monument kulture i kategorisë së parë, prej kohësh i është shtuar itinerarit të ”Rrugëve të Besimit” dhe listës së turizmit religjioz, ku turistët vendas dhe të huaj kanë mundësi të njihen me historinë e ndërthurur me bukuritë e peizazhit dhe kultit.

Pas restaurimit të plotë të kishës së Shën Kollit dhe së fundmi edhe konsolidimi i kambanares nga ekipet e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Manastiri është një ndër destinacionet që nuk duhet humbur pa u vizituar.

Konsiderohet si një nga monumentet e rralla të Jugut të Shqipërisë, ku mbivendosen kultura dhe historia, ku simbolet e gdhendura mureve, janë një arsye më shumë për të vizituar Manastirin e Mesopotamit në rrethin e Sarandës, fare pranë qytetin antik të Finiqit.

Restaurimet në muraturë, në çati, konsolidimi i rrënojave të konakëve, në ambientet e brendshme, rinovimi i rrjetit të ndriçimit i kanë nxjerrë në dritë arkitekturën unikale që kjo kishë mbart.

Kjo është një ndër kishat më të mëdha dhe më të vjetra të periudhës bizantine që ruan vlera origjinale dhe që mendohet të jetë ndërtuar në kohën e perandorit bizantin Kostandin IX Monomaku.

Artikulli i mëparshëmKujdes! Shkencëtarët zbulojnë një tjetër simptomë “të çuditshme” të koronavirusit: Lemza
Artikulli i radhësBizneset që po “lulëzojnë” më shumë: Serviset e automjeteve më interesantet, industria e rëndë preferohet më pak