Disa fakte të çuditshme që nuk i keni ditur më parë

0
Doctors often not discussing risk factors with patients

Në ditët e sotme për shkak të internetit, çdokush mund të zbulojë fakte të ndryshme për botën. Megjithatë, ekzistojnë fakte që mund t’ju duken të pabesueshme si përshembull, se arinjtë e bardhë nuk janë aspak të tillë.

Kur një person ndodhet në një vend të panjohur, ka tendencë të ecë në të djathtë, sesa në të majtë.

Profesori i psikologjisë Stephen Bitgood, pretendon se në një vend pa asnjë drejtim, një person ka tendencë të shkojë në të djathtë. Ky parim përdoret në mënyrë aktive nga tregtarët që vendosin produkte në raftet nga e majta në të djathtë duke filluar nga ato më të lira dhe duke përfunduar me ato që janë më të shtrenjta, pra, duke parashikuar trajektoren e blerësve.

Treni u shpik 16 vjet më përpara se një biçikletë.

Treni i parë Puffing Devil u shpik në vitin 1801 nga inxhinieri anglez Richard Trevithick, ndërsa prototipi i parë i një biçiklete, pajisja me dy rrota Laufmaschine, u krijua në 1817 nga profesori gjerman, Baron Karl von Drais.

Minjtë qeshin kur gudulisen.

Shkencëtarët zbuluan se minjtë janë gjitarët e tjerë të vetëm që mund të qeshin ndërsa gudulisen, ashtu si njerëzit. Sidoqoftë, minjtë qeshin vetëm nëse janë në një humor të mirë. Nëse ndihen të dëshpëruar ose të frikësuar, reagimi ndaj gudulisjes është dukshëm më i dobët.

Gëzofi i arinjve polarë nuk është në të vërtetë i bardhë.

Në fakt, gëzofi i ariut polar nuk ka pigment, është gjysmë transparent. Dhe lëkura e tyre është e zezë e cila i ndihmon ata të rrinë ngrohtë pasi e zeza thith rrezet e diellit më mirë dhe shpejton procesin e tharjes së gëzofit pas notit.

Shumica e yndyrës largohet nga trupi përmes frymëmarrjes.

Një fizikant australian, Ruben Meerman, kreu një seri eksperimentesh dhe zbuloi se njerëzit nxjerrin yndyrë. Sipas tij, rreth 10 kg yndyrë shndërrohet në 8 kg dioksid karboni që e lë trupin në formën e ajrit të nxjerrë dhe ne humbim rreth 1.5  kg në ujë (përmes urinës, djersës dhe lotëve).

Çokollata iu bën më të zgjuar.

Doktori Franz Messerli kreu një studim dhe zbuloi se konsumimi i çokollatës mund të përmirësojë aftësitë mendore të një personi.

Personeli shëndetësor në Britaninë e Madhe nuk lejohen të mbajnë unaza në punë.

Across the pond, Britain luring U.S. physician assistants to solve ...

Duart e mjekëve dhe infermierëve duhet të jenë gati për punë në çdo kohë. Por hapësira në gisht prej unazës mund të mbetet e kontaminuar dhe mund të jetë vërtet e vështirë të hiqet. Prandaj, për të mos humbur kohën e çmuar për të hequr unazën, punëtorët e mjekësisë janë të ndaluar t’i vendosin ato.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ I preu kokën nënës dhe ia vari te dera, gjykata e lë në burg
Artikulli i radhësKina nis ‘spastrimet’ arrestohet ‘truri i protestave’