Ditë e zezë për motorat/ Makina ‘fluturon’ në ajër drejtuesin në Tiranë

0

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë, ku janë përfshirë një makinë dhe një motor.

Sipas dinamikës së ngjarjes, aksidenti ka ndodhur në orën 14.00 në Fushë-Prezë.

Një automjet me drejtues shtetasin A.N., ka goditur motoristin 50-vjeçar i cili është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 10.08.2020, rreth orës 14:00, në fushë Prezë, mjeti me drejtues shtetasin A.N., ka áksidentuar mjetin motorr me drejtues H.T., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Pòlicisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli i mëparshëmAksident në aksin Klos-Burrel/ Ndërron jetë në spital 70-vjeçari
Artikulli i radhësGreqia hap kufirin tokësor me Shqipërinë. Kjo është data, dhe ja çfarë duhet të keni parasysh para se të udhëtoni