‘Era’ luftë: Katër anije luftarake turke futen në ujërat greke, Athina njofton NATO-n dhe BE, futet në lojë edhe SHBA. Flota greke në terren

0

Përshkallëzimi i tensionit greko-turk hyn në një faze të re pasi pasditen e së hënës anija sizmografike turke Oruc Reis ka hyrë në skajin lindor të raftit kontinental grek duke ardhur nga rafti kontinental Qipriot.

Sipas mediave greke ajo shoqërohet me katër anije luftarake turke. Përballë saj kanë shkuar menjëherë tre luftanije greke ,ndërsa një pjesë tjetër e Flotës detare të Greqisë është përhapur në këtë rajon detar.

Vihet re se transmetuesi i anijes sizmografike turke vazhdon të jetë i mbyllur që 24 ore me pare, siç është regjistruar në sistemin e zbulimit “marinetraffic”.

Theksohet se vërtetë që anija turke Oruc Reis ka hedhur në det kabllot përkatese të kërkimeve, por ky kerkim në këto kushte kur ajo ështeë e rrethuar me disa anije luftarake nuk mund të kryhet për shkak të zhurmes. Gjithashtu burime nga ministria e Mbrojtjes së Greqisë bëjnë me dije se anijet  e Flotes Detare greke që ndjekin nga afer këtë zhvillim u bëjnë thirrje çdo 15 minuta anijeve turke duke u kërkuar të largohen, duke u shpjeguar se ndodhen ne territorin grek .

Zhvillimit të fundit i ka paraprire e ashtuquajtura lufta e Navtex-eve pasi menjëhere sapo  Athina ka bllokuar një zonë detare brenda raftit të saj kontinental ,Ankaraja është përgjigjur me të njëjtën mënyrë në të njëjten zonë duke sjellë tensionin mes tyre në nivelin më të lartë përsëri brënda disa javëve.

Ministria e Jashtme greke ka reaguar menjëherë me një deklaratë të ashpër duke theksuar se Greqia nuk do të pranojë asnjë shantazh, do të  mbrojë të drejtat e saj  sovrane dhe i bën thirrje Turqisë t’u japë fund menjëherë veprimeve t e saj të paligjshme që dëmtojnë paqen dhe sigurinë në rajon.

Gjithashtu ministri i Jashtem Dhendias ka urdhëruar ambasaden greke në Ankara të dorëzojë një notë proteste në ministrine e Jashtme Turke, ndërsa  ka zhvilluar bisedime me homologët e tij të Gjermanisë, Qipros e Bahreinit, të cilëve u ka shpjeguar pikat kryesore të marrëveshjes që Greqia ka nënshkruar me Egjiptin për zonat e tyre eksluzive detare, duke sjellë në plan të parë edhe provokimet turke.

Nga ana e tij edhe kryeministri Mitsotakis ka komunikuar në mëngjesin e së hënës me presdientin e Këshillit Europian Charles Mishel duke e informuar atë për marrëveshjen në fjalë si dhe për zhvillimet në Mesdheun Lindor ,ndërsa se fundmi ka njoftuar edhe Sekretarin e Përgjithshme të NATO-s Stoltemberg duke i thënë atij se politika e qëndrimeve te ekuilibruara me Turqinë nga ana e Aleances nuk po jep asnjë frut. Pak më pare SHBA me anë të një deklarate janë shprehur të shqetësuara për veprimet e Ankarasë duke ju bërë thirrje autoriteteve  turke të ndalojnë çdo operacion kerkimor për hidrokarbure në zonat mbi të cilat Greqia dhe Qipro pretendojnë juridiksionin në Mesdheun Lindor duke theksuar se veprime të tilla janë provokuese dhe rritin tensionet në rajon.

Artikulli i mëparshëmBlasfemoi ndaj Profetit Muhamed! Këngëtari nigerian dënohet me vdekje, protestuesit djegin shtëpinë e tij
Artikulli i radhësKujt po i shërben ambasadorja amerikane