Një djalë 7 vjeçar ka filluar të kontrollojë rrugën pranë banesës së tij, duke iu dhënë një “ndëshkim” shoferëve që ai mendon se po tejkalojnë shpejtësinë. E gjitha filloi kur macja e tij e dashur ngordhi, pasi u godit nga një makinë dhe që nga ai moment, Harry Cannell, nga Mattishall Norfolk i Britanisë së Madhe i bëri një premtim vetes për t’u bërë “sunduesi” lokal i ligjit.
I veshur me një jelek të veçantë dhe teksa mban një shenjë për të paralajmëruar shoferët, Harry qëndron në anën e rrugës, duke kontrolluar shpejtësinë. Nëse shoferët tejkalojnë shpejtësinë, gjithmonë sipas vlerësimit të tij personal, ai u jep atyre një ndëshkim. Përndryshe, ata marrin një buzëqeshje.
Nëna e Harry-t, Claire, përmes disa fotove ndau historinë e djalit të saj në mediat sociale, të cilat tërhoqën vëmendjen e Departamentit të Policisë. Dy oficerë vlerësuan përpjekjet e policit të ri të trafikut dhe e lanë të provojë një radar. Harry ishte i entuziazmuar nga vizita, veçanërisht sepse ai dëshiron të bëhet një oficer policie. /abcnews.al/