Kryeministri polak Mateusz Morawiecki u ka bërë thirrje krerëve të Komisionit Europian dhe Këshillit Europian që të mblidhen në një samit të jashtëzakonshëm në lidhje me Bjellorusinë, njoftoi zëdhënësi i qeverisë.
”Ankesa i është dërguar presidentes së KE-së Ursula von der Leyen dhe presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel”, njoftoi Piotr Mueller.
Komunikata e botuar në faqen e internetit të Zyrës së Kryeministrit nënvizoi se, pas zgjedhjeve presidenciale, autoritetet bjelloruse kishin përdorur forcë kundër qytetarëve të tyre që kërkuan ndryshime.
”Të paktën një person u vra dhe dhjetëra u plagosën në përleshjet midis policisë dhe protestuesve pas zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi”, sipas grupit të të drejtave ”Pranvera 96”.
“Ne duhet të tregojmë solidaritet dhe të mbështesim bjellorusët në përpjekjen e tyre për liri. Kjo është arsyeja e thirrjes së kryeministrit polak”, thuhet në komunikatë.
Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko fitoi rizgjedhjen me mbi 80% të votave në zgjedhjet presidenciale.
Svjetlana Tihanovskaja, një ish-mësuese anglishteje, e cila që doli si rivalja kryesore e Lukashenkos në zgjedhjet e së dielës, fitoi 9,9%.