Një biografi kontroverse e Princit Harry dhe Meghan Markle u botua sot, pas debateve dhe diskutimeve të shumta për largimin e çifti nga Familja Mbretërore dhe përplasjet më Princin William dhe dukeshën Kate Midletton.
Nga ana tjetër, Duka dhe Dukesha e Sussex kanë deklaruar se nuk janë intervistuar dhe as nuk kanë kontribuar për librin e autorëve Omid Scobie dhe Carolyn Durand.
Ky libër, në një rrëfim dramatik, paraqet historinë e ngjarjeve që çuan deri në largimin e çiftit nga pallati Mbretëror.
Burime brenda Pallatit e kanë përshkuar librin si “diçka e dëmshme”, pasi Harry dhe Meghan u larguan nga familja Mbretërore në janar, për të nisur një jetë të re në Los Angeles.
Gjithashtu libri jep një pasqyrë të marrëdhënieve mes vëllezërve dhe si nisi konflikti mes tyre.
Dyshohet se gjithçka nisi kur vëllai i madh, William e etiketoi Meghan si “kjo vajza” dhe ka shprehur shqetësimin se Harry po nxitohet për romancën me të.
Libri ka zbuluar tashmë shumë detaje në lidhje me largimin e çiftit nga Familja Mbretërore, përfshirë mënyrën sesi çifti menduan të përballeshin me Mbretëreshën e shkatërruar pas “Megxit”
Burime pranë çiftit gjithashtu pohojnë në libër se ndihmësit mbretërorë kishin frikë nga Meghan dhe se çifti ishin xheloz ndaj William dhe Kate pasi merrnin rolet më të mira dhe nuk ndiheshin të mbështetur nga familja Mbretërore.
Libri gjithashtu tregon se Meghan kishte një lidhje të ngushtë me Princin Charles, madje e konsideronte atë një baba të dytë.