‘Virusi bën kërdinë, ekonomia gropë, krimi feston, Rama bën pushime’

0

Këto ditë, kryeministri shqiptar Edi Rama është fotografuar teksa shijon pushimet në jugun e vendit. Ndërkohë, Shqipëria po përjeton ditët më të vështira të këtyre dekadave të fundit.

Koronavirusi po bën kërdinë dhe situata ka dalë jashtë kontrollit. Ekonomia është në gjendjen e saj më të rëndë. Kurse krimi ka marrë kontrollin mbi vendin.

Në rrjet janë shpërndarë shumë meme me ironi, që tregojnë se si vendi po digjet, kurse kryeministri po pushon. Një prej këtyre memeve u shpërnda nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Dje 6 të vdekur, 137 të infektuar!

Nuk ka punë me to. Është me vakanca.

Ka bërë paqe me Covid19!” shkruan Berisha.

Artikulli i mëparshëmIsh-zyrtari i lartë i policisë: Si po pastrohet pasuria e krimit nëpërmjet operacionit OFL!
Artikulli i radhësPolonia kërkon samit të jashtëzakonshëm për Bjellorusinë