Covid-19 “prek” edhe verën italiane

0
Italian Wine Imports in China – ASIA IMPORT NEWS

Pandemia e Covid-19 ka “prekur” edhe verën italiane. Për herë të parë në tridhjetë vjet, shitjet e verës italiane në të gjithë botën kanë rënë me 4%.

Pandemia e Covid-19 dhe kriza ekonomike rezulton të jetë indikatori kryesor. Vendet ku vera italiane përdoret tradicionalisht më së shumti, siç është Kina, shënojnë një ulje të importeve nga janari deri në maj 2020, deri në 44 për qind.

Në Mbretërinë e Bashkuar, shitjet ranë me gati 12% (gjithashtu për shkak të tensioneve të lidhura me Brexit), Franca humbi 14%.

Në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat janë dy nga tregjet kryesore për shishet italiane, theksohet një rënie e vogël (- 1%).

Kjo do të zvogëlojë edhe më tej eksportin e verës italiane dhe do të sjellë një humbje prej një miliard e 500 milion euro. 

Artikulli i mëparshëmCOVID-19 i mori jetën, kjo është historia e dhimbshme e pedagogut të Politeknikut që nuk gjeti paqe pas 26-nëntorit, miqtë përlotin rrjetin pas vdekjes së tij
Artikulli i radhës‘Me sytë nga opozita’/ Basha bën të pamundurën, vë në lëvizje bashkinë e vdekur të Durrësit