I riu vret fqinjin e vet (ndërsa e shoqja e filmonte), për t’u bërë i famshëm në TikTok

0

Familja Durhams dhe Zachary Latham, fqinjë në South Jersey në SHBA, kishin një marrëdhënie jo dhe aq të mirë mes tyre.

Sipas New York Times, familja pretendon se ata debatonin vazhdimisht me Latham, 18 vjeç, për mënyrën se si i i jepte makinës, por Latham nuk ia vinte veshin.

Ai provokonte familjen Durham dhe postonte video në TikTok të takimeve të tyre gjithnjë e më armiqësore.

Më pas, në fillim të majit, një prej takimeve u bë fatal, kur familja Durham u shfaq në pronën e familjes Latham dhe situata u përshkallëzua shpejt, duke bërë që Latham të godasë me thikë deri në vdekje William Durham Sr, gardian burgu dhe babain e familjes Durham.

Latham pretendon se po vepronte për t’u vetëmbrojtur, por akuzat e familjes Durham janë ndryshe: ata e akuzojnë Zachary Latham për vrasjen e William, si një përpjekje për t’u bërë viral në TikTok.

Këtu është gjithçka dihet për incindentin:

Fqinjët kishin marrëdhënie jo të mira mes tyre. Sipas një letre të muajit qershor nga avokatët e familjes Durham, konflikti nis rreth dy vjet më parë, kur Zachary Latham po lëvizte me makinë rreth zonës pa kujdes.

Familja Durham u përball me Latham, sipas letrës dhe Latham kërkoi falje për sjelljen pas timonit.

Më pas, situata u qetësua. Sidoqoftë, në prill të vitit të kaluar, grindjet erdhën përsëri, duke u bërë më agresive dhe Latham i filmonte ato dhe i postonte në llogarinë e tij në TikTok (c6_zaach) duke mbledhur miliona shikime.

Latham ka një grua, Sarën, e cila e ndihmon atë të filmojë.

Në fillim të majit, një mosmarrëveshje u bë fatale. Në 4 maj, sipas letrës, familja Durham vendosi të shkojë në shtëpinë e familjes Latham për t’i dhënë fund grindjes.

Sipas një paraqitjeje nga mbrojtësit publikë të Lathams, Zachary dhe gruaja e tij mund të dëgjohen vazhdimisht duke i thënë familjes Durhams “të zhduken nga prona”, por familjarët afrohen edhe më shumë.

Në këtë pikë, Latham gjuajti me armë dhe drejtoi thikën në një prej djemve të William Durham.

Në raport shkruhet se ishe “një përleshje e shkurtër, por e dhunshme”.

Zachary Latham goditi me armë zjarri dhe Durham u godit me thikë nën sqetull, duke prekur mushkëritë.

Është ende e paaqartë nga raportet aktuale se ku dhe kur u shpall i vdekur William Durham.

Avokati i Latham e cilëson një “tragjedi të tmerrshme” dhe pohon se klienti i tij po vepronte në vetëmbrojtje, ndërsa avokatët e familjes Durham argumentuan se Lathams ishte i motivuar nga dëshira për të regjistruar incidentin dhe “për t’u bërë i famshëm TikTok “.

Letra vazhdon:

“Nëse Latham kishte frikë për sigurinë e tij ose të Sarës, ata të dy do të tërhiqeshin brenda, do të thërrisnin policinë dhe do të qëndronin aty, por ata nuk e bënë këtë sepse qëllimi i tyre ishte të joshnin familjen Durham drejt shtëpisë së tyre, t’i sulmonin ata dhe ta regjistronin të gjithë ngjarjen për ta postuar TikTok. ”

Sipas Daily Dot, Latham mbetet i lirë deri në datën e tij të ardhshme gjyqësore, e cila është planifikuar të jetë në maj të vitit 2021. Ndërkohë, ai është akoma aktiv në TikTok.

Shumë nga komentuesit në TikTok i përmendin situatën nëpërmjet komenteve si: “Vrasësi po poston ende”, “A s’duhet të ishe në burg?”, “A ishte e frikshme kur e vrave?” etj.

Artikulli i mëparshëmBabai hero: Shpëton djalin dhe shokun e tij, mbytet vetë në det
Artikulli i radhës25 anije ushtarake turke përballë ishujve grekë, dalin fotot e operacionit