Leo Mesi shënoi dy gola në fitoren që Barcelona arriti ndaj Napolit 3-1 në Ligën e Kampionëve, për tu kualifkuar më tej. Por së fundmi argjentinasi ka bërë një gjest mjaft të bulur për vendlindjen e tij.
Mesi përmes fondacionit të tij ka dhuruar 50 respiratorë për spitalet e Rosarios në ndihmë në luftën kundër koronavirusit. 32 prej respiratorëve kanë mbërritur në Argjentinë javën e kaluar, ndërsa pjesa tjetër pritet të mbërrijë së shpejti.
Argjentina po kalon një moment të vështë në luftën ndaj Covid-19, ku numërohen mbi 246 mijë të infektuar dhe mbi 4000 të vdekur.