Ndërron jetë një 69-vjeçare në një nga plazhet e Ksamilit.
Shtetësja Kristina Cauli, nga Berati është rrëzuar aksidentalisht nga një lartësi në plazh.
Ndonëse është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës, gjendja e saj paraqitej e rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë. (Foto ilustruese)
NJOFTIMI
Në plazhin e Ksamilit, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një mur, shtetësia K. Ç., 69 vjeçe, banuese në Berat, e cila ka qenë me pushime dhe e shoqëruar nga familjarët e saj.
Si pasojë e rrëzimit ajo ka marrë dëmtime në kokë dhe pas ndërhyerjes së mjekësve në Spitalin e Sarandës ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen.