Në tre ka shkuar numri i të vdekurve nga koronavirus në Policinë e Kosovës. Mirëpo, rast i dhimbshëm ishte para 3 ditësh kur institucioni i sigurisë mori informacionin se ka ndërruar jetë policja kosovare, e cila ishte në pritje për t”u bërë nënë.
Indeksonline mëson se e ndjera për një kohë u trajtua në Kralevë të Serbisë, por nuk arriti ta fitojë betejën ndaj Covid-19.
Policja shtatzëne shërbeu për një kohë të gjatë në Stacionin e Policisë në komunën e Shtërpcës. Varrimi i saj u bë të shtunën në mesdite.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i ka konfirmuar rastet e vdekjes në institucionin që punon ai. “Po, 3 zyrtarë deri më tani kanë humbur jetën të cilët kanë qenë të prekur edhe nga Covid-19”, është shprehur ai.