Interi kalon në gjysmëfinale të Ligës së Europës, pasi ka mposhtur me rezultatin 2-1 Bajer Leverkusenin.
Ndeshja nisi mirë për të besuarit e Kontes, të cilët gjetën golin që në minutën e 15- të me anë të Nikolo Barelës. 6 minuta më vonë ishte Lukaku që dyfishoi shifrat, por kjo zgjati shumë pak, pasi Haverc ngushtoi shifrat në minutën e 24’.
Më këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën , pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja skuadrat, përsëri nuk u shënua asnjë gol. Kujtojmë se arbitri akordoi dy penallti në këtë ndeshje për Interin, të cilat u anuluan më pas nga VAR. Në gjysmëfinale Interi do të përballet me fituesin e çiftit Shaktar Donjetsk-Bazel, ndërkohë në gjysmëfinale të një kompeticioni europian Interi mungonte nga 2010.
Ndërkohë Mançester Junajtid-Kopenhagen shkoi në shtesë pasi minutat e rregullta u mbyllën në barazim 0-0. Aty anglezët ia dolën të fitojnë, falë një goli të Bruno Fernandesh në minutën e 94 nga pika e bardhë e penalltisë
FT| Mançester Junajtid-Kopenhagen 1-0
Bruno Fernandesh 94′
FT| Inter-Leverkusen 2-1
Barela 15′, Lukaku 21’/ Haverc 24′
Inter-Leverkusen
Mançester Junajtid-Kopenhagen