VIDEO/ Sherr masiv në plazh: Turistët godasin me karrige dhe çadra policët

0
Umbrellas were also thrown across the beach

Një video e publikuar nëpër rrjetet sociale tregon një sherr të madh që kanë bërë disa të rinj në plazhin Blankenberge në Belgjikë, të cilët godisnin policët me çadra dhe rërë.

Policët në përpjekje për t’i ndaluar u dhunuan nga pushuesit. Nga pamjet e publikuara shihet rëra që fluturon në ajër, karrige dhe çadra.

“Lufta” nisi pasi roja e shpëtimit njoftoi një grup me rreth 40 veta se nuk mund të qëndrojnë në një vend që ishte i ndaluar për gjithë.

Grupi nuk pranoi të largohej, kështu që u thirrën policë të tjerë dhe nisi sherri. Disa nga turistë u arrestuan.

Artikulli i mëparshëmShqiptarët rrihen në kafene, njëri prej tyre i shkon në shtëpi dhe i godet gruan me sende të forta. Mediat greke: E paimagjinueshme dhuna ndaj bashkëshortes
Artikulli i radhësLetra virale: Dëshpërimi i një vejushe në Teksas, Trump “mallkohet” ta zërë koronavirusi