Zëdhënësi i Merkel: Përcaktimi i një vale të dytë të COVID-19 detyrë e virologëve

0
Gjermani

Përcaktimi nëse ekziston një valë e dytë e COVID-19 është detyrë e virologëve, tha sot Steffen Seibert, zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, në një konferencë për shtyp.

“Sipas mendimit tim, politikanët dhe gazetarët nuk kanë trajnimin e duhur për t’u marrë me këtë, por ne i ndajmë shqetësimet për rritjen e rasteve të infektimit në Gjermani”, u shpreh Seibert, duke siguruar se Gjermania do të bëjë çdo përpjekje për të reaguar me zgjuarsi.

Ai theksoi, gjithashtu, se një rritje e rasteve nuk do të thotë domosdoshmërisht fillimi i një valë të re, por mund të jetë edhe rifillimi i një të mëparshmeje.

Ditët e fundit, mbi 1000 raste të reja pozitive të COVID-19 janë regjistruar në Gjermani në 24 orë.

Artikulli i mëparshëmPse Lady Diana është princesha më e bukur e të gjitha kohërave?
Artikulli i radhësShqiptarët rrihen në kafene, njëri prej tyre i shkon në shtëpi dhe i godet gruan me sende të forta. Mediat greke: E paimagjinueshme dhuna ndaj bashkëshortes