COVID-i, ‘harrohet’ në lokalet e jugut, Beqaj: Karshillëku i pronarëve hedh poshtë sakrificën 5-mujore të mjekëve

0

Pas publikimit të pamjeve nga zv. kryeministri Erion Braçe, ku të rinjtë shqiptarë festonin në plazh duke mos u frikësuar aspak nga COVID-i, ka reaguar edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ai ka përmendur edhe emrat e disa bizneseve në jug të Shqipërisë që nuk respektojnë asnjë rregull të vendosur për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19. Ai kërkon ndëshkimin e merituar, sepse karshillëku i administratorëve të lokaleve hedh poshtë sakrificën 5-mujore të mjekëve.

“Lufta me Covid-19 është luftë në territor. Beteja kryesore këtë javë është në bregdetin e Jonit. Beach bar më beach bar dhe club më club. 24 orë në çdo ditë. Duke filluar nga prototipët si Nazar e Folie Marine e të gjithë me radhë. Aty po lejohet të ndodhin “plagosje me paramendim”. Aty po sakrifikohet sakrifica 5 mujore e personelit shëndetësor. Aty po nëpërkëmben politikat mbështetëse ndaj grupeve më të dëmtuara nga pandemia. Babëzisë së pronarëve së atyre bizneseve për të fituar shumë e shpejt në kurriz të shëndetit të shqiptarëve duhet t’i përgjigjemi me forcën e ligjit. Karshillëku i administratorëve të atyre bizneseve për të shkelur ligjin meriton ndëshkimin shembullor. Situatat e paqarta që kalojmë kërkojnë vendosmëri të leadershipit”, ka shkruar Beqaj.

Artikulli i mëparshëmOFL sulmon 2 vrasës në Lezhë dhe 2 trafikantë në Kurbin, njëri prej tyre drejtuesi i grupit kriminal në Spanjë
Artikulli i radhësPogradec/ Makina përplas motorin, plagoset drejtuesi