Të fotografuar në jahtin e tyre në brigjet e Sanremos, Cristiano Ronado dhe Georgina Rodriguez po shijojnë pushimet e tyre.
Në barkë kalohet më së miri, më pas zbaviten duke bërë shopping në qytet. Ai me t-shirt të bardhë dhe kapele, ajo me një komplet sportiv, që relaksohet duke marrë rreze dhe zbavitur.
Më në fund Ronaldo po shijon pushimet me familjen e tij, së bashku me të dhe me Rodriguez janë edhe fëmijët. Futbollisti poston krenar fotot e fëmijëve dhe të Georginës dhe tregon se si të gjithë zbaviten në det. Futbollisti e harron eliminimin e Juves nga Champions kundër Lionit dhe shijon relaksin në bordin e jahtit të tij Azimut Grande 27 metra, të blerë në muajin qershor.
Në shtëpinë gjigande lundruese ka gjithçka duhet, por çifti është parë edhe në lokalet e Portofinos dhe në rrethinat e zonës, teksa darkonte me miqtë apo bënte shopping.