Një mendim i përgjithshëm thotë se pushimet janë një mënyrë që njerëzit përdorin për tu relaksuar dhe harruar stresin e jetës së përditshme.
Por në të vërtetë një pjesë e madhe e njerëzve i përdor ato për tu marrë me më shumë punë.
Sipas një studimi të tanishëm, rreth gjysma e njerëzve e bën këtë, pavarësisht se mund të duket e pabesueshme.
Ky trend u identifikuar fillimisht nga Cary Cooper, profesor psikologjie dhe shëndeti në Manchester University, në 2014.
Duke bërë një studim mbi stresin ai zbuloi se oficerët e policisë i përdornin pushimet për tu marrë me punë shkresash.
Profesori zbuloi se 59% e njerëzve e bëjnë këtë gjë.