Një burrë 45 vjeç është goditur me thikë sot në rrugën Don Bosko në Tiranë. Agresori qe në një burrë 50 vjeç nga Tirana.
45-vjeçari u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Komisariati nr. 3 ka marrë njoftim nga qytetarët për konflikin dhe plagosjen që ndodhi në rrugën “Don Bosko” dhe me një ndërhyrje të shpejtë, arriti të arrestojë autorin e krimit.
50-vjeçari ka inicialet A.D dhe sulmin e ka kryer për motive të dobëta, sipas Policisë së Tiranës.
Mbi të rëndojnë akuzat: “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.