Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e plazhit pranë Malit të Robit, pasi një qytetar ka humbur jetën pranë një banese atje.
Por ajo çka e rëndon edhe më tepër situatën është fakti se trupi i tij është lënë i palëvizur prej më shumë se 3 orë, megjithë asistencën e Policisë dhe Ambulancës.
I ndjeri raportohet të jetë një endacak, ndërsa banorët e zonës ankohen për mosndërhyrjen e forcave të Policisë dhe autorieteve shëndetësore për lëvizjen e trupit.
Nuk dihet arsyeja e vdekjes, por sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, shihen njerëz që qëndrojnë pranë të vdekurit, në një godinë karabina në mes të pishave.
Mali i Robit, një zonë plazhi midis Golemit dhe Qerretit është një zonë mjaft e frekuentuar me pushues këto ditë, dhe imazhe të tilla duhet të shërbejnë edhe si apel për autoritetet që të marrin masa.