OFL sulmon 2 vrasës në Lezhë dhe 2 trafikantë në Kurbin, njëri prej tyre drejtuesi i grupit kriminal në Spanjë

0

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot formularin për të deklaruar pasurinë e tyre 2 personave që banojnë në Lezhë dhe dy të tjerëve që banojnë në Kurbin. Ata janë ndënuar më parë për vrasje, vjedhje dhe trafik drogë.

Arjan Ndoci në momentin e arrestimit

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot formularin për të deklaruar pasurinë e tyre 2 personave që banojnë në Lezhë dhe dy të tjerëve që banojnë në Kurbin. Ata janë ndënuar më parë për vrasje, vjedhje dhe trafik drogë. OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë:

-Kastrijot Lalaj, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim;

-Mark Lleshi, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

-Agron Selmani, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”;

Arjan Ndoci, banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Ai është njëri nga drejtuesit e grupit që menaxhonte trafikun e kokainës nga Kolumbia në Spanjë. Pikërisht këtij grupi i përbërë nga shqiptarë, spanjollë dhe kolumbianë, u kapën 1 ton kokainë dhe 1.5 milion euro cash.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme

Artikulli i mëparshëmNë mbijetesë me pushtet të vjedhur, Lukashenko ndërpret edhe internetin në Bjellorusi
Artikulli i radhësCOVID-i, ‘harrohet’ në lokalet e jugut, Beqaj: Karshillëku i pronarëve hedh poshtë sakrificën 5-mujore të mjekëve