Përshtjellohet tensioni në Mesdhe/ Greqia hap zjarr ndaj jahtit turk, rapotohen 3 të plagosur

    0
    Përshtjellohet tensioni në Mesdhe/ Greqia hap zjarr ndaj jahtit turk, rapotohen 3 të plagosur

    Gjatë mesnatës së sotme, një incident me pasojë tre të plagosur ka ndodhur mes rojeve bregdetare greke të ishullit të Rodos, gjatë patrullimit në zonën e detit pranë bregut perëndimor, pikasi një jaht të bardhë, i cili po lëvizte me dyshim pranë brigjeve me drita të fikura.

    Në një deklaratën e Marinës Greke thuhej:

    “Pas përdorimit të vazhdueshëm të sinjaleve të ndriçimit nga ekuipazhi i Rojës Bregdetare, në mënyrë që jahti i dyshimtë të ndalej për kontroll, piloti i tij nuk e respektoi, por ngriti shpejtësinë, ndërsa kryente manovra të rrezikshme.

    Të shtënat u drejtuan në zona të sigurta, në përputhje me rregullat e angazhimit, në mënyrë që jahti të ndalonte për kontroll.

    Pasi u ndoqën, jahti u zhvendos në brigjet turke dhe hyri në ujërat territoriale turke të shoqëruar nga dy roje turke”.

    Raportimi i medieve turke në lidhje me incidentin

    I njëjti incident raportohet edhe nga mediat turke, të cilat akuzojnë Greqinë për hapjen e zjarrit dhe plagosjen e dy turqve dhe një shtetasi sirian.

    Konkretisht, sipas Gardës Bregdetare Turke të cituar nga shtypi turk: ??”Greqia qëlloi mbi një varkë që transportonte qytetarë nga ishulli Rodos në Detin Egje”.

    Më tej në deklaratë thuhet se rojet bregdetare kanë thënë se dy turq dhe një shtetas sirian u plagosën dhe varka u mbyt për shkak të sulmit.

    Thuhet se sulmi ndodhi në orën 00:40 GMT, në ujërat Greke, 7.2 milje detare nga krahina turke e Mugla. Po ashtu u bë e ditur se një ekip i urgjencës u dërgua me katër anije dhe një ekip zhytjeje pas sulmit.

    Ndërsa të plagosurit u dërguan në Spitalin Shtetëror Marmaris nga ekipet shpëtimtare turke, por nuk dihet gjendja e tyre.

    Artikulli i mëparshëmSytë e pacientëve tregojnë sa do të jetojë ai, zbulon studimi
    Artikulli i radhësGoditet me thikë një burrë në rrugën ‘Don Bosko’, policët rrethojnë agresorin