Ish-moderatorja, Aida Shtino ka reaguar ashpër ndaj personelit shëndetësor në Shqipëri, ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kryetares së Komitetit Teknik, Mira Rakacolli, si dhe Pëllumb Piperos.
Në një postim në facebook, teksa i quan ‘të pashpirtë”, Shtino i pyet se përse pacientët që janë me COVID dhe janë të shtuar në spitale nuk lejohet të mbajnë telefon.
“A do ta mbani dot turmen kur t’iu versulen, sepse po ju ‘zhduken’ të afërmit! A jeni ne dijeni se cfare jeni duke bere ? A i keni trute ne koke ju doktoresha a keni femije e prinder ne shtepi ju ? Kush eshte arsyeja qe nuk ju lini telefon kush?” pyet ish-moderatorja.
Krahas zemërit që tregon në shkrimin e saj, Shtino shprehet e bindur se “nje gje po ju them mbajeni mend, se nuk do te arrini te permbani me turmen e terburar, qe do t’iu versulen nga zemerimi, sepse po i ktheni ne kavie laboratori te afermit e tyre dhe aty jo polici, po as ushtri nuk i ben dot zap”.
Reagimi i plotë:
A mundet tiu bej nje pyetje doktoreve tane te “çmuar” Perse nuk ju lejojne te semureve me covid qe jane te shtruar ne spital telefon..?????? Kush eshte arsyeja, qe nuk i lejojne te flasin me te afermit e tyre…?????? A jeni ne terezi ti Ministre Manastirliu dhe ti Kryetare e Komitetit Rakacolli me Pipero e kompani …..?????? A i keni trute ne koke, apo ju kane vaksinuar juve perpara, se qe te jeni kaq te pashpirt nuk ma priste mendja kurre…..A do ta mbani dot turmen kur tiu versulen, sepse po ju ” zhduken” te afermit!!!!!!!! A jeni ne dijeni se cfare jeni duke bere ??????????
A i keni trute ne koke ju doktoresha a keni femije e prinder ne shtepi ju ?????????? Kush eshte arsyeja qe nuk ju lini telefon kush?????? Nje gje po ju them mbajeni mend, se nuk do te arrini te permbani me turmen e terburar , qe do tiu versulen nga zemerimi , sepse po i ktheni ne kavie laburatori te afermit e tyre….dhe aty jo polici, po as ushtri nuk i ben dot zap….