Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi në makinën që udhëtonte iu gjetën 4 kilogramë kokainë.
Njësitë përkatëse të policisë kryen një kontroll rutinë dhe më pas u ndeshën me një qese droge. Lënda narkotike e gjetur është më shumë se 4 kg kokainë.
Policia arrestoi shoferin 27-vjeçar të taksisë nga Roterdami dhe pasagjeri 21-vjeçar nga Shqipëria.
Pas gjetjes, të dy të rinjtë u arrestuan. Dyshja është akoma në burg duke u marrë në pyetje dhe hetimi mbi ta dhe origjina e drogës po vazhdon.