Disa pyetje për ‘avoketërit’ e Ben Blushit

0

Publikimi i disa shkrimeve për Ben Blushin nga portali ynë ka nxitur një seri reagimesh nga një numër ‘avoketërish’, disa prej tyre në formën e gjysmë-lutjeve, të tjera në formën e kritikave, ndërsa në fund nuk mungojnë edhe ata që na orientojnë sesi duhet ta bëjmë punën, duke harruar se kjo që po bëjmë është gazetari e pastër dhe korrekte, krejt ndryshe nga gazetaria e Blushit që nga nisja e karrierës e deri në ditët e sotme.

Edhe pse janë të shumtë ata që mendojnë se kjo është një mbrojtje e varfër dhe pa argumente, që blihet nga reklamat e kompanisë Digitalb në disa portale, sërish u detyrohemi lexuesve disa sqarime për ‘avoketërit’ e Blushit.

E para, ne jemi të hapur dhe ftojmë këdo të hedhë poshtë me argumente faktet që i janë servirur dhe do i serviren publikut. Por ata e dinë se faktet janë kokëforta.

E dyta, skandalet e publikuara për Blushin lidhen me kohën kur ai ka qenë deputet, pra politikan. Ne si portal mendojmë se çdo fakt që sjell në vëmendjen e publikut abuzimin me pushtetin apo shkeljen e ligjit nga njerëzit e pushtetit, janë në interes të publikut.

E treta, media e lirë ka për detyrë të publikojë skandalet. Disa media mund të zgjedhin të mos i publikojnë nëse e shohin të arsyeshme, por nuk duhet lejuar që paratë e reklamave t’i kthejnë këto portale në reklamë të abuzimit të pushtetit, pastrimit të parave dhe falsifikimit.

E katërta, këta ‘avoketër’ na sugjerojnë se duhet të merremi me abuzimet dhe skandalet e qeverisë dhe të ministrave që abuzojnë me paratë publike, duke harruar se këtë detyrë e bëjmë më mirë se çdo portal tjetër në vend. Por pyetja që lind është se kur Top Channel paska dijeni për këto abuzime me fondet publike, përse nuk raportojnë për këtë gjë?

E pesta, vërtet historia e Blushit në krye të Top Channel mund të lihet mënjanë pasi është problemi i tyre nëse e kanë kthyer median në kazan të Edi Ramës me audiencën në rënie, por ky bëhet problem kombëtar pasi bëhet fjalë për një media kombëtare që ka censuruar deklaratat e PD për aferat korruptive të ministrave dhe të qeverisë.

Të gjithë ata ish-kolegë të Blushit, që sot kanë një dritare online, duhet të shqetësohen më shumë për fyerjet e Blushit ndaj një tjetër ish-kolegu, Andi Bejtjes, kurse Blushit duhet t’i bëjnë vetëm një thirrje: të përgjigjet ndaj akuzave me dëshmi konkrete.

Artikulli i mëparshëmKoronavirusi te mishi i pulës/ Sa të shqetësuar duhet të jemi?
Artikulli i radhësKE rezervon 400 milionë vaksina, ja çfarë po ndodh