Kina nis fushatën e “Pjatave të pastra” për të mos e çuar dëm ushqimin

0
China launches 'Clean Plate' campaign against food waste

Presidenti Xi Jinping është shprehur se COVID-19 i kishte “rënë ziles së alarmit” për ushqimin e hedhur poshtë.

Në kuadër të kësaj thirrje Kina ka ndërmarrë disa masa të reja për të ulur shpërdorimin e ushqimit përmes “Fushatës së Pjatave të Pastra”. Kjo është një nismë që vjen pasi Xi theksoi ai shtoi se Kina duhej të “mbante një ndjenjë krize në lidhje me sigurinë ushqimore”.

Fushata, gjithashtu vjen pas disa javë përmbytjesh masive në të gjithë Kinën jugore, e cila la ferma të shkatërruara dhe ku u dëmtuan tonelata të mëdha prodhimesh.

Sidoqoftë, agjencia shtetërore e lajmeve kineze “Global Times” tha që këta faktorë nuk do të çonin në një krizë ushqimore, por që harxhimi i ushqimit duhet të merret seriozisht. Televizioni shtetëror kritikoi gjithashtu përdoruesit e rrjeteve sociale që filmojnë veten duke ngrënë sasi të mëdha ushqimi.

Pas mesazhit të presidentit Xi, Shoqata e Industrisë Catering në Ëuhan nxiti restorantet në qytet të kufizojnë numrin e pjatave të shërbyera për klientët, duke zbatuar një sistem ku grupet duhet të porosisin një pjatë më pak se sa persona janë.

Artikulli i mëparshëmDaja i senatores Kamala Harris: Vajzat e pamartuara nuk dilnin nga India, ajo u largua që 19 vjeç
Artikulli i radhësShefi i OKB-së: Pandemia rrezikon paqen në botë