Bomberi i Kosovës, Vedat Muriqi ka hedhur një hap galopant në karrierë, duke arritur akordin me Lacion, për shifrën 18 milionë euro. 26-vjeçari do të firmosë kontratë 5-vjeçare me klubin e Serisë A, teksa pritet të përfitojë afro 2 milionë euro në sezon.
Nga ky transferim i bujshëm, përfitojnë edhe 2 klubet shqiptare, Teuta dhe Besa e Kavajës, për të drejtën e formimit të lojtarit deri në moshën 23-vjeç. Kujtojmë që Muriqi është aktivizuar me 2 klubet shqiptare në sezonin 2013-2014.
“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Teuta përfiton plot 270 mijë euro nga shitja e Muriqit, ndërkohë që 90 mije euro do të përfitojë Besa e Kavajës.