VIDEO/ Lajpcig shkruan historinë, mposht Atletikon e Simeones dhe shkon në gjysmëfinalen e Champions-it

0
Lajpcig

Historike! Gjermanët e Lajpcig në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Skuadra e drejtuar nga trajneri Nagelsman, ka mposhtur Atletikon e Madridit me rezultatin 2-1 në sfidën e zhvilluar në Lisbonë.

Lajpcig kaloi i pari në avantazh në minutën e 51-të me anë të spanjollit Olmo, ndërkohë që skuadra e Simeones barazoi shifrat në minutën e 71 me Zhoao Feliks nga pika e bardhë e penalltisë.

Në momentin më të mirë të bardhekuqve, ishte Adams, që pas një kundërsulmi, i ndihmuar nga devijimi i mbrojtësit të Atletikos, e dërgoi topin në rrjetë, duke i siguruar kualifikimin e artë skuadrës gjermane.

FT: LAJPCIG – ATLETIKO MADRID 2-1

Olmo 51′, Adams 88′ / Zhoao Feliks 71′ 

FORMACIONET ZYRTARE: 

Formacionet zyrtare
Artikulli i mëparshëmDënimi drastik dhe e ardhmja e Skënderbeut, Ardjan Takaj i thotë të gjitha
Artikulli i radhësMuriqi te Lacio, qindra miliona lekë edhe për Teutën e Besën. Ja sa përfitojnë…