Pak javë më parë një dokument nga zyra e regjistrimit të pasurive Vlorë, tregonte sesi Ben Blushi, ish-deputet i PS, ish-kreu i LIBRA, ish ministër i socialistëve, ishte bërë pronar me ½ në 6 mijë m2 truall në Dhërmi.
Në atë kohë Blushi heshti, ashtu siç ka heshtur për çdo skandal të publikuar së fundi. Në rastin e Dhërmiut për të rrëmbyer pronën në bregun e detit përdori një falsifikim të pastër duke kryer një krim, si dhe bashkëpunëtorët e tij.
Ai apo zyrtarët e hipotekës Vlorë spostuan në hartë një pasuri për ta çuar përpara një fshati turistik duke i zenë derën dhe vendosur pronën e “blerë” nga Ben Blushi në breg trë detit. Ky dokument tregon qartë pronën e regjistruan nga Ben Blushi, por gjithçka nuk u mbyll me kaq.
Pas denoncimit të grabitjes së pronës shtetërore, falsifikimeve dhe veprimeve kriminale në hipotekë, kjo pasuri e regjistruar në emër të Ben Blushit u çregjistrua sërish duke vërtetuar kështu një vepër penale të kryer për të favorizuar Ben Blushin.
Sipas dokumentit është çregjistrua prona e cila ka qenë në emër të Andon Bifshës dhe me pas në emër të Ben Blushit dhe Gazmend Demit.
Çrregjistrimi
CNA.al ka mundur të sigurojë një kopje të regjistrit të pronës në Vlore i cili shkruan :Regjistrimi u krye në bazë të nenit 19 të ligjit 111/2018. Transkiptohet në nenin 136 datë 6.5.2020. Urdhër kufizim 30 ditor në bazë të urdhërit nr 4854 datë 18.5.2020. Në bazë të shkresës nr 9286 datë 7.06/2020 konstatohet pavlefshmëria e pasqyrimit së Amtp nr. 9774 së përfituesit Andon Bifsha.
Pra njeherë është rregjistruar në favor të Ben Blushit, pastaj ajo është çregjistruar duke kthyer pronën shtetit. Për të siguruar këtë pasur, Ben Blushi përdori edhe fletushkën e tij të falimentuar në pronësi të Vjollca Hoxhës, duke sulmuar në mënyrë kriminale biznesmenë por edhe duke shantazhuar hipotekën. Herën e parë duket se ja doli duke përdorur Artan Lamen apo instrumentat e korruptuara të Kadastrës. Biznesmeni i sulmuar Pandi Carapuli duket se nuk u tërhoq duke e denoncuar tek antikorrupsioni në kryeministri.
Pasi është bërë verifikimi i gjithë dokumentacionit, prona është çregjistruar duke treguar qartë se me atë pasuri ishin kryer falsifikime, apostime dhe mbivendosje, pra një grabitje pronash tashmë e vërtetuar, sipas të paktën këtyre dy dokumenteve.
Ben Blushi është denoncuar për disa skandale me pronat, që nga Dardha në Korçë në lidhje me një legalizim në një sipërfaqë 2 mijë m2, më pas 6 mijë m2 në Dhërmi, një pasuri tjetër në Korçë me vlerë gati 500 milionë deklaruar vetëm 30 mijë euro. Pa shkuar me tej në sulmet ndaj biznesmenëve apo pronarëve për interest e historive rozë të pronares së tij Vjollca Hoxha./CNA.al (vijon)