Barcelona u poshtërua nga Bajerni me rezultatin 8 me 2 në sfidën çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Për të gjetur një ndeshje po kaq turpëruese kur katalanasit kishin pësuar 8 gola, duhet të kthehemi shumë vite mbrapa.
Bëhet fjalë për vitin 1946, kur sapo kishte përfunduar Lufta e Dytë Botërore dhe Barcelona mposhtej me rezultatin 8-0 nga Sevija në sfidën e vlefshme për Kupën e Mbretit. Pra me këtë humbje dramatike, katalanasit janë kthyer plot 74 vite mbrapa!