Tragjedia e Bejrutit, shpërthimi më i fuqishëm jobërthamor i të gjitha kohërave

0

Mund të jetë shpërthimi më i fuqishëm jobërthamor i të gjitha kohërave. Kështu e cilëson shpërthimin e Bejrutit, Roland Alford, drejtor menaxhues i Alford Technologies, një kompani britanike e specializuar në çaktivizimin e mjeteve shpërthyese.

Ekspertët e kanë vlerësuar madhësinë e shpërthimit si të barabartë me atë të 200-300 tonë eksploziv të cilësisë së lartë.

George William Herbert, një profesor ndihmës në Institutin Middlebury të Studimeve Ndërkombëtare dhe konsulent për raketat, përdori dy metoda për të vlerësuar rendimentin e shpërthimit. Njëra prej metodave shfrytëzoi provat vizuale të vetë shpërthimit së bashku me vlerësimet e dëmtimit. Llogaritja tjetër u bazua në sasinë e nitratit të amonit që thuhet se ishte shkaku i shpërthimit.

Të dy teknikat vlerësojnë rendimentin si disa qindra ton eksploziv TNT, me mbivendosjen e tyre 200 deri në 300, tha Herbert për “Reuters”.

Shpërthimi goditi edhe ndërtesat në ishullin mesdhetar të Qipros, rreth 100 milje larg (160 km) larg.

Një varg shpërthimesh

Të dhënat sizmologjike sugjerojnë se gjashtë shpërthime i paraprinë shpërthimit kryesor, e fundit prej tyre një djegie fishekzjarresh që siç duket ishin në të njëjtën depo depo të mbushur me nitrat amoniumi, tha një analist izraelit të enjten.

Gjashtë shpërthimet ishin në intervalin prej 11 sekondash gjatë incidentit të 4 gushtit. Shpërthimi më i madh, ai i fundit ishte rreth 43 sekonda, tha Boaz Hayoun nga “Tamar Group”.

Hayoun, një ish oficer i inxhinierisë ushtarake, detyra e të cilit është mbikëqyrja e standardeve të sigurisë për përdorimin e eksplozivëve në Izrael, tha që analiza e tij ishte bazuar në të dhëna nga sensorë sizmologjikë të vendosur në të gjithë rajonin.

Nuk mund të them në mënyrë kategorike se çfarë e ka shkaktuar këtë, por mund të them se këto shpërthime ishin në të njëjtin vend,” i tha ai Reuters.

Artikulli i mëparshëmKatër ndeshjet dhe 20 “anonimët” që fundosën Skënderbeun. Ja kur u dha vendimi dhe pse UEFA i dënoi korçarët
Artikulli i radhësIgli Tare rikthehet në vendlindjen e tij, në Nivicë të Tepelenës