Ka marrë përmasa tragjike pritja prej tre ditësh e mijëra shqiptarëve në doganën e Kakavijës me qëllim kalimin për në Greqi.
Një autoambulancë që po transportonte një të sëmurë kë përplasur për vdekje një 10 vjeçar.
Ndër të tjera gazetari bën me dije se në momentin e aksidentit i mituri ka qenë nën shoqërinë e nënës së tij, të cilët në momentin që kanë tentuar të kalojnë rrugën nuk e kanë parë autoambulancën.
Burime nga vendi i ngjarjes bejnë me dije se familja e 10 vjeçarit që humbi jetën tragjikisht këtë të shtunën kishin që prej ditës së djeshme që ndodheshin në radhë për të kaluar kufirin në drejtim të shtetit fqinj Greqisë.