Pentagoni krijon divizionin për të studiuar UFO-t

0

Mediat amerikane raportojnë se kohët e fundit Pentagoni ka krijuar një divizion të veçantë me detyrë kryesore studimin e UFO-ve.

Qëllimi i deklaruar është të “kuptohet dhe njihet më mirë natyra dhe origjina” e fenomeneve në lidhje me objektet fluturuese të paidentifikuara.

“Divizioni synon të identifikojë, analizojë dhe katalogojë fenomenet ajrore të paidentifikuara që mund të përbëjë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, shpjegon Pentagoni.

Edhe pse krijimi i këtij divizioni për herë të parë pranohet zyrtarisht, në SHBA ka mijëra njerëz që mendojnë se një divizion i tillë ekziston prej kohë, por që qeveria e ka mbajtur sekret aktivitetin e ashtuquajtur jashtëtokësor.

Artikulli i mëparshëmSi u shpërnda globalisht teoria e komplotit “QAnon”?
Artikulli i radhësNaftëmbajtësja që shkaktoi katastrofë ndahet në dysh, dëmshpërblimi mund të kalojë 19 mln $