Çfarë guximi: Pronarja e lokalit organizon dasmë dhe nuk ia hap derën, Policisë!

0

Pronarja e një lokalit në Shkodër ka pasur guxim e çfarë guximi, që në kulmin e pandemisë në vend organizoi një dasëm të madhe në ambientin që zotëronte.

Mirëpo, Policia, me Aktin Normativ nr. 3 të qeverisë ën dorë, pas njoftimit se aty po bëhej dasmë, ka nxituar të kryejë verifikimin në adresën e dhënë.

Policia njoftoi se pikërisht kur në momentin që kanë mbërritur forcat, menaxherja 25-vjeçare E. N e këtij lokali, ka mbyllur portën hyrëse dhe nuk i ka lejuar policët të hyjnë brenda për kontroll, sipas ligjit, nënë kuadër të masave anticovid.

Për rrjedhim, asaj i është lënë në banak një gjobë prej 1 milion lekë dhe dhe është proceduar ne gjëndje të lire për dy vepra penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Artikulli i mëparshëmLista e shteteve dhe rregullat që duhet të ndiqni nëse udhëtoni nga Shqipëria
Artikulli i radhësVIDEO/ Gazetarja humb ndjenjat dhe rrëzohet gjatë transmetimit live