Presidenti Ilir Meta ka publikuar një letër-njoftimi që ambasada e Shqipërisë në Greqi, ka paralajmëruar Edi Ramën se Athina do të mbyllte kufirin në Kakavijë dhe në Kapshticë.
Njoftimi është bërë që në datën 5 gusht, por Edi Rama si ministër i jashtëm që është, nuk e përfilli fare këtë paralajmërim.
Dokumenti vërteton se Edi Rama ka qenë në dijeni të vendimeve greke dhe as ai vetë dhe as qeveria e tij, nuk ndërmori asnjë masë për të parandaluar skandalin që ndodhi.
Duket se Edi Rama me vetëdije të plotë e la situatën të precipitonte deri aty sa të merrte dhe jetën e një fëmijë vetë 10 vjeç.
Dokumenti i ambasadës shqiptare në Athinë, vërteton se Edi Rama dhe qeveria e tij është përgjegjëse për të gjithë atë që ndodhi.
Reagimi i plotë i presidentit Ilir Meta:
Falënderoj autoritetet greke për korrektësinë e tyre!
Falënderoj Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, që ka kryer me korrektësi shembullore paralajmërimin e menjëhershëm të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, ende në detyrë, z.Rama.
Edhe njëherë NDJESË TË GJITHË BASHKËQYTETARËVE TANË, të cilët hoqën vuajtje çnjerëzore sepse Ministri ynë i Jashtëm, i cili është edhe Kryeministër, po pushon për shtatë palë qejfe!