Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në qytetit e Shkodrës. Një 23-vjeçar u ekzektua me 18 plumba automatiku. Bëhet fjalë për Gledis Krajën, i lindur në Lezhë, i cili në të kaluarën ka qenë edhe futbollist, teksa rezulton aktiv në faqen e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Nga të dhënat rezulton se i ndjeri në vitin 2013 ka qenë pjesë e klubit të Vllaznimit të Shkodrës, duke luajtur në nivele amatore, kryesisht në kampionatin e të rinjve.