Në gjendje të rënduar psikologjike, një shqiptar ka tentuar të vetëvritej duke u hedhur nga dritarja e banesës së tij.
Por është dashur ndërhyrja e karabinierëve për të shmangur tragjedinë.
Ngjarja ka ndodhur në Pedagna, Imola, Itali, gjate mbremjes se djeshme.
Siç shkruajnë mediat vendase, kanë qenë karabinierët që me anë të bisedave në telefon kanë mundur ta qetësojnë shqiptarin dhe më pas ai të heqë dorë nga tentativa e vetëvrasjes.
Më pas, shqiptari është marrë nën kujdes nga mjekët, të cilët e kanë shtruar në spital, për kontrolle të tjera.