Tensionet në Mesdhe/ Merkel tenton të ndalojë përshkaëzimin, telefonon Mitsotakis dhe Erdogan

0

BE përpiqet ta ndalojë përshkallëzimin mes Greqisë, Turqisë e Qipros në Mesdheun lindor.

Një nga temat që u diskutuan në takimin e ministrave të jashtë të BE të premten pasdite, veç sanksioneve të mundshme kundër Bjellorusisë ishte përshkallëzimi në Mesdheun lindor.

Greqia dhe Qiproja mbështeten nga BE në mosmarrëveshjen për të drejtat e shpimit për gaz në Mesdheun Lindor. Sipas BE, Turqia po kërkon ilegalisht gaz në ujërat territoriale greke dhe qipriote. Por për momentin BE nuk do të vendosë masa ndëshkuese.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Cavusoglu i kishte siguruar kolegët e tij evropianë, pak para se ata të lidheshin me video, se Ankaraja nuk dëshironte që konflikti të përshkallëzohej. Sidoqoftë, sipas Cavusoglut, edhe Greqia duhet të sillet “në mënyrë të arsyeshme”. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias theksoi se vendi i tij shpresonte se nuk do të krijohej konflikt po të “mbeten të gjithë me mendje në kokë dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar”.

Kancelarja Merkel ndërmjetëson 

Kancelarja Angela Merkel kishte telefonuar me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të qetësuar punët. Ajo u bëri thirrje të dyve për dialog dhe çshkallëzim.

Në Mesdheun lindor po qarkullon një anije eksploruese turke e shoqëruar nga marina turke. Erdogan njoftoi se kërkimet do të vazhdojnë deri më 23 gusht. Franca kishte filluar manovra detare me marinën greke para ishullit të Kretës për të frikësuar Turqinë. Ministri i Jashtëm turk Cavusoglu e akuzoi Francën se sillej si “gangstere”.

Tre palët e konfliktit, Turqia, Greqia dhe Franca, janë aleatë të NATO-s. Greqia dhe Turqia grinden prej dekadash për çështje territoriale. Turqia akoma mban të pushtuar pjesën veriore të Qipros, anëtare e BE./DW

Artikulli i mëparshëmMjeku jep lajmin: Zbulohet një tjetër mjekim për pacientët rëndë me koronavirus, ja rezultatet që dha
Artikulli i radhësCovid-19/ A kanë fëmijët simptoma të njejta si të rriturit? Ja çfarë thotë pediatri