Esther Morales de Willcarani, motra e moshuar e ish-presidentit bolivian, Evo Morales, ka ndërruar jetë në një spital në Oruro për shkak të patologjive të rënduara nga efekti i Covid-19, shkruan gazeta ”La Patria”.
Ish-kreu i shtetit tha se nuk kishte mundur të takohej me motrën e tij.
”Do te doja ta falënderoja për dashurinë, ndershmërinë dhe kurajon e saj”, shkroi Morales në Twitter.
Morales ndodhet në Argjentinë duke shpresuar se do të mund të rikthehet në La Paz me një fitore zgjedhore presidenciale më 18 tetor.